Si te dukesh 10 vjet me e re – Patrick Bowler & Jennifer Christie

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-258

Nr faqesh: 248
Perktheu: Sokrat Gjerasi

Një guidë e domosdoshme që duhet ta ketë çdo femër, për spektrin e plotë të trajtimeve jokirurgjike, të ofruara nga Dr. Patrick Bowler.Ai do t’ju ndihmojë me njohuritë e tij profesionale për alternativa të shpejta, pa dhimbje dhe jo të kushtueshme, për të shmangur operacionet plastike.

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten për të zgjidhur problemin tuaj.

Këtu përshkruhen problemet kozmetike me të cilat pacientët hasen më shpesh. Nuk i kemi prekur rastet që zor se i interesojnë shumicës së lexuesve. Ndodh që e njëjta sëmundje përhapet në disa pjesë të fytyrës apo trupit. Në raste të tilla përshkrimin e kurimit do ta gjeni në kapitullin ku ajo ndeshet më shpesh.

Nëse nuk e gjeni dot atë që ju duhet, hidhini një sy përmbajtjes; ndoshta problemi juaj është pasqyruar në kurimin e një pjese tjetër të trupit. Pjesa e dytë e librit është për ata që duan të mësojnë më me hollësi për procedurat kozmetike të përshkruara në kreun e parë. Këtu mund të gjeni edhe mendimet e shprehura nga pacientët për çfarë kanë provuar dhe për efektin e procedurave të përdorura.

Kështu, do të merrni informacion të gjithanshëm për një operacion apo tjetrin. Do t’ju tregojmë gjithashtu për problemet kozmetike më të përhapura, për të cilat ende nuk është gjetur kurimi efektiv. Veçse këtë nuk e bëjmë për t’ju vënë në siklet, por që të dini çfarë duhet të shpresoni dhe të mos shpenzoni para për procedura të cilat nuk do të japin rezultat! Por mos u mërzisni.

Në fund të pjesës së dytë do të mësoni mjaft gjëra interesante mbi teknologjitë e reja në fushën e operacioneve jokirurgjike, me të cilat po punohet dhe në të ardhmen do t’i ndihmojmë kozmetologët dhe specialistët për të zgjidhur edhe problemet më të vështira. Disa prej procedurave të reja duhet të shfaqen në vitet më të afërta.

Nuk ka rëndësi nëse lexoni për herë të parë për procedurat jokirurgjike kozmetike apo keni bërë tashmë operacione të tilla dhe tani dëshironi të mësoni edhe më shumë. Shpresoj që ky libër do t’ju ndihmojë të gjeni një mjek me përvojë dhe të arrini rezultate të mrekullueshme.

Be the first to review “Si te dukesh 10 vjet me e re – Patrick Bowler & Jennifer Christie”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Si te dukesh 10 vjet me e re - Patrick Bowler & Jennifer Christie