Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland

700 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-307

“Një shoqëri si jona, e cila ecën me ritme të shpejta, nuk e pranon vetminë. Të jetuarit vetëm shihet si veprim antisocial, madje për disa është diçka kërcënuese. Përse ndodh kështu, kur autonomia, liria personale dhe individualizmi vlerësohen më shumë se kurrë më parë? Sara Maitland-i i përgjigjet kësaj pyetjeje nëpërmjet hulumtimit të qëndrimeve të ndryshme që ka mbajtur shoqëria njerëzore gjatë historisë.

Ajo propozon eksperimente dhe strategji për të mposhtur frikën që kemi ndaj vetmisë, na ndihmon t’i praktikojmë ato pa ndjenjën e ankthit dhe na nxit të shohim sa e dobishme është për njeriun vetmia. Duke e përjetuar plotësisht përvojën e të qenit vetëm, mund të frymëzohemi për të zbuluar fuqinë tonë të brendshme dhe të jetojmë një jetë më të pasur dhe më të plotë.

Seria “Shkolla e jetes” i kushtohet hulumtimit të çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë njeriun, p.sh.: “Si të gjejmë një punë që të na bëjë të ndihemi të suksesshëm? A mund ta kuptojmë të kaluarën tonë? Pse janë kaq të vështira marrëdhëniet me njerëzit? Nëse do të mundeshim, a do t’ia vlente ta ndryshonim botën?”

Librat e serisë “Shkolla e jetës”, ju ndihmojnë të ndërtoni një jetë sa më të mirë. Këtu nuk mund të gjeni përgjigje për gjithçka, por do të orientoheni drejt një bote të larmishme idesh, që burojnë nga shkencat humane, duke nisur nga filozofia te letërsia, nga psikologjia tek artet pamore. Ide që, padyshim, nxisin, provokojnë, rigjallërojnë dhe ngushëllojnë.

Seria “Shkolla e jetës ”përmban këta tituj:
• Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland
• Si të përballemi me sprovat e jetës – Christopher Hamilton
• Si të përmirësojmë shëndetin emocional – Oliver James
• Si të përballemi me moshën – Anne Karpf

Be the first to review “Si të përballemi me vetminë – Sara Maitland”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Si të përballemi me vetminë - Sara Maitland