Spiuni që u kthye nga i ftohti – John Le’ Carre

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-406

Categories: ,

Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carre, botuar për herë të parë në vitin 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disa vjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carrë hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Nën hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limasi shikon t’i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore.

Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i ofron një mundësi të rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit.

Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carrë. Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

Be the first to review “Spiuni që u kthye nga i ftohti – John Le’ Carre”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.33 4.33 rating from 3 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Spiuni që u kthye nga i ftohti - John Le' Carre