Vajza e mjaltit – Cristina Caboni

1,000 

Sold By: Serxhio

In stock

LB-366

Një libër nga ata për të cilët ke nevojë kur ndien se je pushtuar nga pesimizmi.

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Është një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen.

Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në fëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend.

Por tani fati ka vendosur t’i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund. Dhe vetëm një njeri mund ta ndihmojë: Nikola. Një burrë misterioz, por që i njeh mirë të gjitha pasiguritë që fshihen në sytë e mëdhenj të Anxhelikës. Vetëm ai mund t’ia shërojë plagët, t’i japë kurajë dhe, në fund, ta ndihmojë të gjejë sërish shtëpinë e saj të vërtetë. I vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë.

Be the first to review “Vajza e mjaltit – Cristina Caboni”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.38 4.38 rating from 8 reviews
Ndertuar nga Proweb.al

Menuja kryesore

Vajza e mjaltit - Cristina Caboni