Vajza, lani fytyren – Rachel Hollis

1,000 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-38

Nr. faqesh: 288
Perktheu: Granit Zela

A ju duket ndonjëherë se të tjerët e kanë jetën në rregull, ndërsa e juaja është lëmsh? Nëse po, Rachel Hollis ka diçka për t’ju thënë: Kjo është gënjeshtër!

Si themeluese e lifestyle website TheChicSite.com dhe CEO-ja e kompanisë së saj mediatike, Rachel Hollis ka krijuar një komunitet shumë të gjerë online, duke ndarë këshilla për një jetesë më të mirë dhe njëkohësisht, duke rrëfyer kaosin e jetës së saj.

Tani, në këtë libër të ri sfidues dhe frymëzues, Rachel zbulon njëzet gënjeshtrat dhe konceptet e gabuara të cilat shpesh na heqin gëzimin e jetës dhe dëshirën për të punuar, gënjeshtra të cilat ua kemi thënë kaq shpesh vetes, saqë nuk kemi nevojë t’i dëgjojmë më.

Me një sinqeritet të dhimbshëm dhe humor të guximshëm, Rachel zbulon dhe analizon gënjeshtrat të cilat dikur e bënin të ndihej e dobët dhe e pavlerë, si dhe zbulon strategjitë e veçanta dhe praktike që e ndihmuan t’i kapërcente.

Me këtë libër ajo inkurajon, argëton, nganjëherë edhe trondit, e të gjitha këto, vetëm për t’ju bindur të bëni gjithçka duhet që të pranoni të vërtetën dhe të bëheni ajo gruaja e lumtur dhe me vetëbesim që keni synuar.

Me besim të palëkundur dhe këmbëngulje të fortë, libri “Vajza, lani fytyrën” ju tregon si të jetoni me pasion dhe në lëvizje – dhe si ta falni veten, pa u dorëzuar.

“Nuk ka mjaftueshëm gra udhëheqëse të cilat t’u thonë grave të tjera JEPI, VEPRO. Ne zakonisht jemi kujdestare; rrallëherë na marrin për instruktore në kamp stërvitjeje. Rachel, me përzemërsi, por me vendosmëri, na thotë se është koha t’i ndalojmë gjërat e parëndësishme të na kontrollojnë dhe të nisim të jetojmë të shpenguara jetët tona të çmuara. Libri Vajza, lani fytyrën është një fjalim i sinqertë me një dozë të lartë oktani, i cili do t’ju shtyjë në anën tjetër, ku të ndiqni ëndrrat e lënë pezull prej kohësh. Më pëlqen kjo vajzë”.
— JEN HATMAKER, autore bestseller e New York Times e librave Për Dashurinë dhe Për Mesin dhe Moksin, si dhe mikpritëse e lumtur online e miliona njerëzve çdo javë.

Be the first to review “Vajza, lani fytyren – Rachel Hollis”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.50 4.50 rating from 10 reviews

Menuja kryesore

Vajza, lani fytyren - Rachel Hollis

1,000 L

Add to Cart