Vdekje si boja – Cornelia Funke

1,400 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-412

Categories: ,

kziston një botë që merr jetë nga fjalët e lexuara me zë të lartë nga Megi dhe babai i saj, Mortimeri. Një botë e ngjyrosur, brenda së cilës ata janë zhytur që të dy, duke ngërthyer fatet e tyre me ata të ca gangsterëve të ndershëm dhe zjarrngrënësish, xhuxhë kristalesh dhe zana.

Ekziston një libër që të jep pavdekësinë, që di ta kopsitë vetëm Mortimeri. Por, kur Kokëgjarpri kërkon Librin e Boshatisur, Mortimeri ia lag faqet, që ai të vdesë dalëngadalë. Dhe ndërkaq trupi i Zotërisë së Lig tretet mes dhimbjesh të tmerrshme, duke shpërthyer gjithë egërsinë e tij mbi Botën e Ngjyrosur.

Ekziston një histori që ka marrë një rrugë të paparashikuar dhe mizore, por nuk ka shkrimtar që mund të vendosë për fundin e personazheve të tij. Sepse nuk është shkruar gjithçka dhe gjithkush mund ta shkruajë historinë e tij e ta ndryshojë fundin.

  1. Zemër si boja
  2. Gjak si boja
  3. Vdekje si boja

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfallen. Pas diplomimit, punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi. Më pas ndoqi një kurs për ilustrim librash në Hamburg. Ky pasion i hershëm i saj, bashkë me shkollimin, bënë të mundur më pas që ajo t’i ilustronte vetë librat e saj. Ka shkruar më se 20 romane e libra të ilustruar për fëmijë. Librat e saj janë kthyer sakaq në bestseller. “Mbreti i hajdutëve”, “Zemër si boja” dhe “Kalorësi i dragoit” janë ekranizuar. Cornelia-s i ka pëlqyer gjithnjë të lexojë libra me fantazi dhe të shkruar mirë, sidomos nga autorë anglishtfolës, si J.R.R.Tolkien me “Kryezotin e Unazave”, “Kronikat e Narnias” të Lewis dhe “Piter Panin”.

 

Shënim: Ky projekt u realizua me ndihmën e Komisionit Europian.

Në këtë libër paraqiten vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban brendia e tij.

Be the first to review “Vdekje si boja – Cornelia Funke”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Vdekje si boja - Cornelia Funke

1,400 L

Add to Cart