Vidhni si artist – Austin Kleon

800 L

Sold By: Serxhio

In stock

Kodi: LB-180

Viti i botimit: 2017
Perktheu: David Hudhri
Nr faqesh: 152

Në këtë libër rrefehen 10 gjëra që askush nuk ua tregon për të qenë kreativ. Ky libër është aq i vlefshëm saqë brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një “bestseller” në Amerikë. Themeluesi i konferencës TED, Chris Anderson e vlerëson me një fjalë këtë libër: “I mrekullueshëm”. Në këtë kohë kreativitet është arma më e fortë për më shumë sukses dhe çelësat për të qenë në tillë i keni në dorë.

Një guidë frymëzuese drejt kreativitetit në epokën dixhitale, “Vidhni si artist” paraqet dhjetë parime transformuese të cilat do t’i ndihmojnë lexuesit të zbulojnë anën e tyre artistike dhe të ndërtojnë një jetë më kreative.

Asgjë nuk është origjinale, kështu që përqafoni ndikimet, edukohuni përmes punës së të tjerëve, bëni remix dhe ripërfytyroni që të zbuloni rrugën tuaj. Ndiqni interesat tuaja kudo që t’ju shpien ato – çka mund t’ju duket argëtim, mund të shndërrohet në punën e jetës suaj. Harrojeni klishenë e vjetër, të shkruani atë që dini: Ndaj, shkruani librin që doni të lexoni, xhironi filmin që doni të shihni.

Dhe së fundmi, qëndroni inteligjentë, qëndroni larg borxheve dhe rrezikoni të mërziteni në jetën e përditshme, që të jeni aventurierë dhe guximtarë në imagjinatën dhe punën tuaj.

Disa këshilla për të çliruar kreativitetin tuaj!

Vidhni si artist
Mos prisni sa të njihni veten. Filloni
Shkruani librin që do të dëshironit ta lexonit
Bëjeni me duart tuaja
Projektet anësore dhe argëtimet janë të rëndësishme
SEKRETI: Bëni punë të mirë dhe ndajeni me të tjerët.
Gjeografia nuk është më pronari ynë
Silluni mirë. Bota është një fshat i madh
Bëhuni i mërzitshëm. Është e vetmja mënyrë për të bërë punë.
Kreativitet do të thotë zbritje

Be the first to review “Vidhni si artist – Austin Kleon”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Reviews

There are no reviews yet.

Vendor Information

  • Vendor: Serxhio
  • 4.08 4.08 rating from 12 reviews

Menuja kryesore

Vidhni si artist - Austin Kleon