Categories

Blog

Categories: Te tjera
  •  

Uthulla e mollës e pafiltruar dhe organike është mjaft e pasur me enzima e baktere të mira që promovojnë tretje të mirë dhe mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit

Trashëgohet nga tradita përdorimi i saj për stimulimin e qarkullimit të gjakut, detoksifikimin e mëlçisë, suportin e sistemit imunitar, pastrimin e gjakut e të nyjeve limfatike, lehtësimin e presionit në e sinuse e nxjerrjen e mukusit jashtë organizmit

Është e përshtatshme si për regjimet dietike, ashtu edhe për personat me diabet, pasi ka pak kalori e sheqer, duke qenë se sheqerit konsumohet gjatë fermentimit

Nga përdorimet e shumta të uthullës së mollës veçojmë

Detoksifikim i organizmit 

Uthulla e mollës shërben si tonik për mëlçinë e sistemin limfatik, balancon pH në organizëm, stimulon sistemin kardio-vaskular, rrit motilitetin e traktit tretës dhe nxit drenazhimin e sistemit limfatik. Të gjitha këto bëjnë të mundur largimin e toksinave nga organizmi.Acidi acetik në përbërje të uthullës së mollës në natyrë është acid, por ka efekt më tepër alkalin në organizëm. Balancimi i pH redukton rriskun për sëmundje kronike dhe rrit energjinë e përgjithshme trupore

Konsumoni 1-2 herë në ditë 1 lugë gjelle uthull molle të holluar me 1 gotë ujë

  • Neutralizim i refluksit e urthit të stomakut

Shkaktarë të refluksit e urthit zakonisht bëhen disbalanca e pH të stomakut dhe mungesa e enzimave digjestive dhe e probiotikëve. Uthulla e mollës është e pasur në enzima e probiotikë, çka e bën të përshtatshme për përdorim në çrregullimet e mësipërme. Hidhni 1 lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë dhe pijeni 5 minuta para ushqimit për aciditetin e shtuar të stomakut

  • Rregullim i tretjes

Pektina, një fibër e patretshme, e pranishme te uthulla e parafinuar formon një mbështjellë mbrojtëse për mukozën e stomakut e të zorrëve, duke ndikuar në peristaltikën (lëvizshmërinë) e zorrëve e duke rregulluar tretjen. Konsumoni 1 lugë uthull molle në 1 gotë ujë 30 min para ushqimit për një trejte të mirë e bark të shfryrë

  • Përmirësim i diabetit

Kërkimet shkencore kanë provuar se uthulla e mollës ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e diabetit. Përdoreni uthullën e mollës të holluar me ujë përpara vakteve, si dhe para gjumit. Përdoreni uthullën e mollës në sallatë dhe gatime të tjera.

  • Rënie nga pesha dhe nxitje e metabolizmit

Ka shumë arsye që e justifikojnë këtë veti të uthullës së mollës, por ndër më të rëndësishmit është fakti se kjo uthull redukton dëshirën për ushqim, sidomos për të ëmblat dhe realizon detoksifikimin e trupit. Pektina, fibra e patretshmeme shumicë te uthulla e mollës ju krijon ndjesinë e ngopjes e të kënaqësisë pas vaktit. Konsumoni 1-2 lugë uthull molle të holluar me 1 gotë uje 2-3 herë në ditë. • Konsumoni pak buke me uthull molle si vakt të ndërmjetëm

  • Lehtësim i alergjive sezonale 

Uthulla e mollës ndihmon në largimin e mukusit nga organizmi, pastron sinuset, lehtëson kongjestionin (bllokimin) si dhe suporton sistemin imunitar. Konsumoni 2 lugë gjelle uthull molle në 1 gotë të madhe ujë 3 herë në ditë. Bëni avull me ujë të nxehtë ku shtoni uthull molle. Kujdesuni ta shpërlani dhe rihidratoni lëkurën pas avullit

  • Ndihmëse në hipertension

Studimet konfirmojnë se konsumimi i rregullt i uthullës së mollës redukton trigliceridet në gjak dhe ul dukshëm presionin arterial

  • Trajtim i fytit të pezmatuar dhe i ftohjes

Vetitë antibakteriale, antiinflamatore, detoksifikuese dhe përmbajtja e vitaminave e probiotikëve ndihmon në lehtësimin e infeksionit të fytit, si dhe suporton organizmin në rastin e ftohjes. Uthulla e mollës përdoret e holluar 50% me ujë për gargara dhe për shërlarjen e gojës. Konsumoni 2 lugë gjelle uthull molle, të kombinuar me mjaltë e të holluar me 1 gotë ujë, 3 herë në ditë në rast kolle e ftohje

  • Përmirësim i venave varrikoze

Uthulla e mollës ka ndikim të mrekullueshëm në venat varrikoze, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut në vena dhe në saje të vetive antiinflamatore redukton enjtjen

  • Trajtim i mykut

Infeksionet nga Kandida shoqërohen me aromë të keqe të gojës, mungesë energjie, infeksione të traktit urinar e atij tretës. Uthulla e mollës përmban probiotikë dhe një lloj acidi që promovon rritjen e probiotikëve, vrasësve natyralë të kandidas e myqeve të tjera Pakësoni sheqerin në dietë dhe konsumoni 1 lugë gjelle uthull molle të holluar me ujë 3 herë në ditë Vetitë antibakteriale e antifungale të uthullës së mollës e bëjnë atë një trajtuese efikase për mykun e lëkurës e për këmbën e atletit. Aplikoni uthull molle 2 herë në ditë në zonën e infektuar. Gjithashtu mund të shtoni edhe përzierjen e vajit të kokosit me vaj esencial rigoni

  • Eleminim i lythave e kallove

Vendosni një copë pambuku të njomur me uthull molle mbi lythin apo kallon dhe mbështilleni me fasho. Lëreni gjithë natën. Zbatojeni këtë rregullisht çdo darkë. Fillimisht lythi apo kalloja nxihet, pastaj eleminohet

  • Kundër insekteve

Vetitë dezinfektante e antiinflamatore mundësojnë përdorimin me efikasitet të uthullës së mollës në vendet e pickimit nga insektet.

0 Comment | Posted By
  1. Produkt natyral për këmbët e shendetshme me veprim  antimykotik, antibacterial dhe antiseptik. Përbëresit aktiv luftojnë aromen e keqe të këmbëve; sigurojnë rehati dhe ndjesi freskie.Përmbatja – vajore përmireson higjenen e këmbëve dhe mbron ndaj infeksioneve mykotike. Rekomandohet për parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së këmbëve.

    Paketimi: 20 ml

    Përbërsit: Acid borik, gjethe salvia, gjethe mente, caj peme, farat e pishës me përmbajtja vajore.

    Përdorimi:

    Rekomandohet të përdoret të pakten 2 herë në ditë (mëngjes dhe darkë) pas pastrimit të këmbëve.

    Aplikohet të pakten 2 spray në lëkuren e këmbëve dhe midis gishtave.

    Mund të përdoret direct edhe në këpucë ose atlete për aromatizimin e tyre.

    Rekomandohet për:

    1. Sportistë
    2. Udhëtarë
    3. Drejtuesit e automjeteve
    4. Përsona që mbajnë veshur këpucë me orare të gjata
    5. Përsona të cilëve u djersijnë shumë këmbët
    6. Përsona me lëkure të këmbëve të tharë ose me plasaritje
    7. Përsona që vuajnë nga diabeti për parandalimin e infeksioneve mykotike
    8. Përsonat që frekuentojnë pishina ose SPA për parandalimin e infeksioneve ngjitëse mykotike
0 Comment | Posted By
Categories: Zyra

blog

Kushtoni vëmendje gjuhës së trupit

Nëse i kërcitni gishtat do të thotë se nuk keni durim, ndërsa nëse i mbani duart kryq bën të dukeni nervoz, transmeton Telegrafi. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga gjërat që gjuha e trupit len të nënkuptoj, prandaj kushtoni shumë kujdes.

Mos negocioni përmes e-mailit

E-maili i lejon njerëzit të shmangin konfrontimin direkt dhe iu jep më shumë kohë të ndërtojnë një përgjigje të fuqishme. Veç kësaj, nëse flisni sy për sy është më mirë sepse toni i zërit e bën të veten.

Provoni t’i kuptoni objektivat e tjetrit

Shpeshherë qëllimet e një personi nuk janë të njëjta me tuajat dhe për këtë duhet t’i lejoni ata të tregojnë se çfarë dëshirojnë.

Dëgjoni më shumë sesa që flisni

Sa më pak që flet, aq më shumë personi tjetër do të ofroj informacione, të cilat do t’i kishin mbajtur të fshehta nëse nuk do të kishe folur.

Qëndroni të gatshëm të largoheni

Nëse gjërat nxehen apo e shihni se nuk po arrini marrëveshje, është mirë të largoheni! /Telegrafi/

0 Comment | Posted By
Categories: Zyra

Argumenti për vlerën e inteligjencës emocionale varet nga lidhshmëria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnë një mori argumentesh dhe komponentë, që dëshmojnë se pikërisht qëndrimet themelore etike varen prej shkathtësive emocionale. Ata të cilët janë të varur nga impulsi, atyre të cilëve iu mungon vetëkontrolli, vuajnë nga mungesa e moralit: shkathtësia për ta kontrolluar impulsin paraqet bazën e vullnetit dhe karakterit. Ngjashëm me këtë, rrënjët e altruizmit janë në empati (në shkathtësinë për t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja për vuajtjet dhe dëshirat e tjetrit, atëherë nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnë dy drejtime morale, pas të cilave koha jonë aq shumë lakmon ato janë, më se të vërteta, vetëkontrolli dhe ngushëllimi

Është vërejtur mënyra në të cilën faktet neurologjike e shprehin talentin themelor për jetesën të quajtur inteligjencë emocionale: për shembull, si të mposhtet impulsi emocional; të dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; në ç’mënyrë të harmonizohen marrëdhëniet reciproke personale etj. Një model i këtillë i zgjeruar i të kuptuarit “të jesh inteligjent” i vënë emocionet në qendër të mjeshtërisë së të jetuarit. Disa dallime kryesore, të cilat i mundëson vetëkontrolli i emocioneve, në ç’mënyrë këto shkathtësi i ruajnë miqësitë tona të vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t’i rrënojë; në ç’mënyrë fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetën tonë punuese pa presedan, si sukses pune e vënë inteligjencën emocionale; se si emocionet toksike e vënë në pyetje shëndetin tonë, e njëjtë sikurse pirja konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnë mirëqenien dhe shëndetin tonë. Trashëgimia gjenetike e çdo njërit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale, të cilat përcaktojnë temperamentin tonë. Por procesi psikik për të cilën po flitet është shumë i ndryshëm; temperamenti nuk është fat. Gjithashtu, emocionet të cilat fëmijët i mësojmë në shtëpi dhe në shkollë i formulojmë si procese emocionale, duke na bërë të përvojshëm apo të papërvojshëm mbi bazat e inteligjencës emocionale. Kjo do të thotë se fëmijëria dhe adoleshenca janë pika kritike, ku krijohen shprehitë emocionale, të cilat do të na udhëheqin në jetë.

Llojet e rreziqeve, të cilat i presin ata të cilët në rrugën e pjekurisë nuk mund ta mposhtin mbretërinë e emocioneve se si mungesa e inteligjencës emocionale e zgjeron fushën e rrezikut, prej depresionit dhe dhunës deri tek çrregullimet në të ushqyer dhe përdorimit të drogës. Por edhe vërteton se në ç’mënyrë shkolla e porsaformuar i mëson fëmijët për shkathtësitë emocionale dhe shoqërore të nevojshme për t’u çuar jeta në rrugë të drejtë. Në etikën e Nikomahut me hulumtimin filozofik aristotelian të virtytit, karakterit, jetës së mirë, shtytja gjendet në harmonizimin e jetës emocionale me atë intelektuale. Epshet tona, nëse shfaqen drejt, posedojnë urtësinë; udhëheqin me mendimet, vlerësimet dhe ekzistencën tonë. Por ato lehtë mund të shtrembërohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qëndron në emocione, por në rregullsinë e emocioneve dhe në shfaqjen e tyre.

Përderisa si hap kah vetëdija dëgjojmë ndjenjat tona dhe mësojmë nga ato, vetëkontrolli është kontrolli dhe udhëheqja me këto ndjenja kështu që nga këto të ketë më shumë të mira sesa dëm. Përmbajtja emocioneve krijon anën racionale dhe kohën e qetësimit të ndjenjave kur është nevoja. Gjithashtu ajo ndihmon në veprimin me qëllim, e jo në mënyrë impulsive./telegrafi.com

0 Comment | Posted By
Categories: Kuzhina

untitled-1

 

Arrat janë të pasura me folate, vitaminë E, dhe shumë yndyrna të mira.

Edhe pse janë të larta në kalori, ato nuk kontribuojnë në shtimin e peshës.

Hulumtuesit në Universitetin kërkimor të Yale, përcaktuan se konsumimi i arrave mund të ndihmojë njerëzit të cilët rrezikojnë të preken nga diabeti apo kolesteroli.

Hulumtuesit morën në studim 112 persona të moshave 25 deri 75 vjeç ku 70% e tyre ishin femra, dhe i ndanë në dy grupe.

Njerëzit në të dy grupet konsumuan arra çdo ditë duke ndjekur dieta të ndryshme ushqimore.

Të dy grupet konsumuan arra për gjashtë muaj, dhe vazhduan dietën e tyre të zakonshme, pa arra për gjashtë muaj të tjerë.

Ata vizituan qendrat klinike çdo tre muaj, u peshuan si dhe matën nivelet e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se niveli i kolesterolit LDL (të keq) ra ndjeshëm kur pjesëmarrësit në studim hanin një grusht  arra çdo ditë.

Për më tepër, pesha e tyre mbeti e qëndrueshme në të dy muajt.

Konsumimi i arrave nuk kishte efekt mbi nivelet e sheqerit në gjak ose në nivelin e presionit të gjakut.

Studimi është publikuar në internet në 23 nëntor 2015 nga “Open Diabetes Research and Care”.

 

 

 

 

 

 

0 Comment | Posted By

Kuzhinieret rekomandojne qe te keni ne shtepi

  1. Tigane Guri Regis Stone (kliko ketu)
  2. Multicooker Go Chef (Kliko ketu)
  3. Nicer Dicer
  4. Thikat Cryotex
  5. Shperberesin ushqimor RAPIDO

Te gjitha keto produkte mund ti gjeni ne faqen kryesore ne Shqiperi per Blerjet Online

www.shoppingtv.al

0 Comment | Posted By
TELEFONO +35545620032