PLATFORMA me e klikuar dhe e preferuar e Shqiptareve

Rreth NeshTe dashur miq.

Sot, sipas Alexa-s portali www.shoppingtv.al eshte me i ndjekuri dhe e besuara dhe kjo jo pa arsye.

SHOPPING TV u themelua ne Nentor te 2013 fillimisht si nje televizion per shitje permes ekranit duke u pershtatur me formatin amerikan QVC.

Pas dy viteve transmetim ne valet e Shijak TV ne sinjalin analog tokesor dhe digjital si dhe spoteve ne TV KLAN – NEWS 24 – Report TV – Fax News, kompania jone u fokusua tek cmimet ekonomike per t’i sherbyer kujdo ndaj dhe investoi shume ne sektorin Online dhe kompania arriti nje staf prej me shume se 60 personash me mbi 4000 produkte stok dhe mbi 3200 te tjera permes furnitoreve te tjere.

Shopping Tv filloi si një iniciative e Dr. Rrezart Lahi i cili pas rreth 12 vitesh eksperience në shitje dhe televizion mendoi të bashkojë ekranin me shitjen. Viti i parë ishte mjaft i vështirë dhe u deshën mbi 10 muaj që kompania të dilte nga humbja. Gradualisht duke fituar eksperiencën e një fushe të re dhe duke qëndruar korrekt me klientët shitjet u shtuan duke fituar betejen më të madhe – besimin e klientëve se mund të blihet edhe nga ekrani.

Pas vitit të parë në kompani u ndërtua sektori Online ku me zyrat e reja dhe shtimin e stafit gjithçka u bë më profesionale. stafi u rrit edhe me IT, menaxhere produktesh, staf logjistik si dhe permes teknologjive te reja u pershpejtua procesi i gjetjes se produkteve te reja, kodifikimit, inventarizimit, paketimit dhe dergimit duke arritur nje nivel prej 40.000 pakosh ne vit.

Pavaresisht se misioni i shume kompanive eshte rritja permes te ardhurave dhe fitimeve – SHOPPING TV. AL ka nje mision edhe me te shenjte. Sherbimin me perkushtim ndaj klienteve si dhe 10% te fitimeve tia dhuroje çdo vit femijeve ne nevoje. Deri tani kemi mbeshtetur me shume se 1000 femije qe fati i ka mohuar gjene me te rendesishme, familjen. Ndaj dhe ne perpiqemi te bejme sa me shume publik kete mesazh duke besuar se nje informacion i tille do te nxise edhe te tjere te vijojne kete model mbeshtetjeje. Ky eshte edhe misioni jone. Ndaj dhe per cdo blerje nje pjese ju dhe ne e investojme ne keto femije. Kjo na motivon per te bere nje pune edhe me te mire qe te sherbejme kesaj kategorie edhe me shume.

“Pse kemi çmimet më të mira ?”
Mijëra produkte që shtohen dhe rifreskohen çdo ditë jemi kompania që ju sjellim çmimet më të mira.
Duke shmangur kostot e dyqaneve fizike dhe duke qene importues direkt per mbi 50% te produkteve ose te 85% te atyre qe shiten me shume ne kete platforme, kemi absolutisht cmime qe te tjeret e kane shume te veshtire ti mbajne.

Ne importojmë direkt nga 100 distributorë të rëndësishëm në botë. Jemi distributore te brandeve boterore si JML England per produktet shtepiake – Royalty Line Switzerland per sektorin e gatimit- Stabilo Germany per mjetet e shkrimit- Lodrat LISCIANI , Itali, Puzzle e famshme TREFL nga Gjermania dhe Polonia – KEYROAD , kompania me e madhe ne bote per artikujt shkollor, SPREE – produkte Europiane per zyrat – ANPOLL Germany per Bojrat e Printerit – Platinet Poland per produkte elektronike, NOVA COLOR per materialet e piktures, PROMOBOX per produktet e dhuratave etj.

SHOPPING TV – SI QENDER TREGTARE ONLINE

Qe prej Dhjetorit 2020 platforma SHOPPINGTV.AL i jep mundesine çdo individi apo biznesi te shese produktet e veta tek faqja me e klikuar ne Shqiperi e Shitjeve Online. Secili mund te hape lehtesisht nje llogari me 0 kosto dhe te shese produktet. Nese te shume faqe te ngjashme kjo kosto eshte nga 300 – 600 Euro ne vit tek ne eshte ZERO pagese. Mund te listoni mijera produkte tuajat me cmimin me te mire dhe te konkuroni per shitjet. Ne duam ti japim mundesi edhe nje dyqani te vogel ne Tropoje edhe ne Sarande edhe ne Tirane njelloj. Ndaj nuk ka rendesi vendodhja por deshira per te bere biznes dhe per te qene te obsesionuar qe klienti te kete nje eksperience sa me fantastike. Kushti i vetem qe kemi ne per cdo shites ne platforme eshte kujdesi ndaj klientit.

Misioni i 2021 do te jete sherbimi i mbi 65.000 klienteve ne menyre te persosur dhe te shnderrohemi ne zgjedhjen e pare qe ka çdo klient kur deshiron te bleje nje produkt Online.

Faleminderit që blini në SHOPPING TV. AL

Per kontakte direkt na shkruani ne [email protected]

E-mail: Produkt Managereve: [email protected]

E-mail: themeluesit: [email protected]